January 2025 | Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
| | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | | | Calendar |
|
feeds | |
Statistikat | Forumi ka 6 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri InfecteD
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 295 artikuj v 231 temat
|
|
| fan noli e ka shkruar | |
| | Autori | Mesazh |
---|
?@ SuPeR didi ?@ Admin
![?@ SuPeR didi ?@](https://2img.net/u/2811/10/58/35/avatars/2-12.jpg)
Posts : 71 Reputation : 1 Join date : 14/11/2009
![fan noli e ka shkruar Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: fan noli e ka shkruar Sat Nov 14, 2009 11:44 pm | |
| Arratisur, syrgjynosur, Rraskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së. Ku e lam' e ku na mbeti, Vaj-vatani e mjer mileti, Anës detit i palarë, Anës dritës i paparë, Pranë sofrës i pangrënë, Pranë dijes i panxënë, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur.
Se ç'e shempnë derbederët, Mercenarët dhe bejlerët, Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë, Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë, Se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë, Nënë thundrën e përdhunës Anës Vjosës, anës Bunës.
Çirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, çarmatosur, As i gjall', as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë, Pres me vjet' e pres me ditë, Se ç'u tera, se ç'u mpaka, Se ç'u çora, se ç'u mplaka, Lark prej vatrës dhe prej punës, Anës Rinit, anës Tunës. Çakërdisur, batërdisur, Përpëlitur dhe zalisur, ËndËronj pa funt, pa shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Dhe një zë vengon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet, Se pëlcet, kërcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet beu dhe zengjini, Se pas vdekjes ndriti jeta Dhe kudo gjëmon trumbeta. Ngrehuni dhe bjeruni, Korini dhe shtypini, Katundar' e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim më bën djal' e më bën trim, më jep forc' e më jep shpresë, anës Elbë-s, anës Spree-së. Se pas dimrit vjen një verë, që do kthehemi njëherë, pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur, brohoras me bes' e shpresë, anës Elbë-s, anës Spree-së. | |
| ![Shko poshtë](https://2img.net/s/t/13/29/53/i_down_arrow.gif) | | ?@ SuPeR didi ?@ Admin
![?@ SuPeR didi ?@](https://2img.net/u/2811/10/58/35/avatars/2-12.jpg)
Posts : 71 Reputation : 1 Join date : 14/11/2009
![fan noli e ka shkruar Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: nata e vitit te ri Sat Nov 14, 2009 11:45 pm | |
| Nata e Vitit të Ri
O zemra ime, o vetmi, të pimë sonte, gjithsesi. Një mall, një dhembje dhemb atje ku jemi dhe nuk jemi ne. pas muresh kokë më kokë kurthojnë harrimin e harrimit tonë. Po qoftë në Dajt a Monparnas një shishe vere të ndjek pas. Sa vlen një gllenjkë e saj nuk vlen as fama, as froni që shkëlqen. E tha s'e tha Omar Khajami, stacioni i fundit: Varri i Bamit. O zemra ime, o vetmi Te pime sone, gjithesesi.. | |
| ![Shko poshtë](https://2img.net/s/t/13/29/53/i_down_arrow.gif) | | ?@ SuPeR didi ?@ Admin
![?@ SuPeR didi ?@](https://2img.net/u/2811/10/58/35/avatars/2-12.jpg)
Posts : 71 Reputation : 1 Join date : 14/11/2009
![fan noli e ka shkruar Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: Re: fan noli e ka shkruar Sat Nov 14, 2009 11:46 pm | |
| Ngjitet përpjetë Malit të shkretë Krye-Profeti trimi me fletë, Të bisedonjë me Perëndinë Për Palestinë.
Arrin në majë lart i kapitur, Qëndron me frikë, pret i tronditur, Dhe Jehovaj i flet prej një reje Me zë rrufeje:
"Ti dhe të tjerët pleq do të ngelni, Tokën e Shenjtë kurrë s'e shkelni Skllevër, bij-skllevësh, s'e meritoni Se liri s'doni!"
Krye-Profetit dita i ngryset Dhe shpirt-këputur përdhe përmbyset Me lot në sy, me zemër të ngrirë I lyp mëshirë.
Pse kaqë gjatë, Zot, m'arratise, Pse më përplase, më përpëlise, Pse shpresën dyzet vjet ma ushqeve, Dhe sot ma preve?
"Nëm Dhen' e Lirë! Zot ku ma ke?" "Shiko, i tha, dhe ja ku e pe." Së largu Zoti ia pasqyron, Dhe e shikon.
Ja Nazareti, ja Bethlehemi, Lum' i Jordanit, Jerusalemi, Mal' i Sionës, Bethsaidaja, Dhe Golgothaja,
Sheh gasn' e pritmë për djalërinë Dhe shkretëtirën për pleqërinë, Atje sa bukur, këtu sa zi, O Moisi.
Këtej ka dimrin, andej prënverën, Kërkon parajsën, vdes në Skëterrën; Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor, Liberator! | |
| ![Shko poshtë](https://2img.net/s/t/13/29/53/i_down_arrow.gif) | | Sponsored content
![fan noli e ka shkruar Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: Re: fan noli e ka shkruar ![fan noli e ka shkruar I_icon_minitime](https://2img.net/s/t/13/29/53/i_icon_minitime.gif) | |
| |
| ![Shko poshtë](https://2img.net/s/t/13/29/53/i_down_arrow.gif) | | | fan noli e ka shkruar | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |