By: Dj Albi . Dj Didi .
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cs-Gaming
 
ForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Navigation
 Portal
 Index
 Memberlist
 Profile
 FAQ
 Search
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
kosova
interneti edhe interesant I_vote_lcapinterneti edhe interesant I_voting_barinterneti edhe interesant I_vote_rcap 
?@ SuPeR didi ?@
interneti edhe interesant I_vote_lcapinterneti edhe interesant I_voting_barinterneti edhe interesant I_vote_rcap 
chipsiii
interneti edhe interesant I_vote_lcapinterneti edhe interesant I_voting_barinterneti edhe interesant I_vote_rcap 
besi111
interneti edhe interesant I_vote_lcapinterneti edhe interesant I_voting_barinterneti edhe interesant I_vote_rcap 
InfecteD
interneti edhe interesant I_vote_lcapinterneti edhe interesant I_voting_barinterneti edhe interesant I_vote_rcap 
dardan1
interneti edhe interesant I_vote_lcapinterneti edhe interesant I_voting_barinterneti edhe interesant I_vote_rcap 
Tema Fundit
» Kush kini mendu se do i fitoj zhgjedhet ne prishtin ?
interneti edhe interesant I_icon_minitimeThu Dec 03, 2009 3:33 pm nga InfecteD

» chipsiii :D:D:D::D:D:D:D:D:D:D:D:D:D:
interneti edhe interesant I_icon_minitimeThu Dec 03, 2009 3:32 pm nga InfecteD

» InfecteD-Virusi Knejjj
interneti edhe interesant I_icon_minitimeSat Nov 28, 2009 3:56 pm nga kosova

» Po ti kishit mbi 18 vjet per ke do te votonit
interneti edhe interesant I_icon_minitimeMon Nov 23, 2009 7:56 pm nga InfecteD

» Po Të Ishe I Martuar !
interneti edhe interesant I_icon_minitimeMon Nov 23, 2009 7:55 pm nga InfecteD

» wWw.Kosova-Fz.Tk wWw.Kosova-Fz.Net
interneti edhe interesant I_icon_minitimeSun Nov 22, 2009 11:15 pm nga dardan1

» qysh muni me qel cs server 1.6 100%
interneti edhe interesant I_icon_minitimeFri Nov 20, 2009 4:59 pm nga ?@ SuPeR didi ?@

» Call of duty modern warfare 2 | multiplayer fix |
interneti edhe interesant I_icon_minitimeTue Nov 17, 2009 7:17 pm nga kosova

» Microsoft Office 2003 Professional - Shqip
interneti edhe interesant I_icon_minitimeTue Nov 17, 2009 7:11 pm nga kosova

Social bookmarking
Social bookmarking reddit      

Bookmark and share the address of By : Dj Albi , Dj Didi on your social bookmarking website

Bookmark and share the address of By: Dj Albi . Dj Didi . on your social bookmarking website
Statistikat
Forumi ka 6 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri InfecteD

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 295 artikuj v 231 temat

 

 interneti edhe interesant

Shko poshtë 
AutoriMesazh
?@ SuPeR didi ?@
Admin
?@ SuPeR didi ?@


Posts : 71
Reputation : 1
Join date : 14/11/2009

interneti edhe interesant Empty
MesazhTitulli: interneti edhe interesant   interneti edhe interesant I_icon_minitimeSat Nov 14, 2009 11:49 pm

Interneti – komunikimet kompjuterike (libër) Tematika Përmbajtja Hulumtimet akademike dhe profesionale nëpër Internet Shitblerja nëpërmes Internetit Transferimi i të dhënave nga Interneti dhe në Internet Kompresimi dhe dekompresimi i fajllave Krijimi i Veb-faqes Burimi Çka është interneti May , 2008 Në një pikëpamje ai është një koleksion i pamatë rrjetash komjuterash të ndërlidhur, të mëdhenj dhe të vegjël, që shtrihen gjithandej rreth botës. Në një pikëpamje tjetër ai është gjithë bashkësia e njerëzve pjesëmarrja aktive e të cilëve e bën Internetin një burim të vlefshëm informacioni. 1. Interneti është shumë i ri. Ai filloi si një grup i vogël institucionesh kërkimore ushtarake dhe universitetesh në vende fizikisht të ndara që kishin nevojë të shkëmbenin të dhënat e kompjuterizuara të kërkimeve. Në vitet 1980, National Science Foundation krijoi një rrjet të veçantë duke lidhur pesë qendrat e saj superllogaritëse. Ky rrjet i veçantë (i quajtur NSFNET) është themeli i Internetit në U.S. 2. Ndërsa popullariteti i rrjetave kompjuterike u rrit, universitetet dhe departamentet qeveritare formuan kooperativa rajonale rrjetash komjuterik që u lidhën me NSFNET. Këto kooperativa rrjetash veprojnë si një lidhës ndërmjet institucioneve të vogla lokale dhe Internetit. Studentët dhe punonjësit në këto institucione e përdorin Internetin për të shkëmbyer postën elektronike dhe për të ndarë të gjitha llojet e informacionit. Ndërsa Interneti vazhdon të zgjerohet, ai tërheq më shumë vëmendje dhe kjo paraprin një rritje të mëtejshme. 3. Ndërsa Shtetet e Bashkuara zhvillojnë rrjetat e tyre komjuterike rajonale dhe kombëtare, vendet e tjera bëjnë të njëjtën gjë. Në vitet 1980 u pa fillimi i lidhjeve të rrjetave të ndryshme kombëtare. Çdo vit, gjithmonë e më shumë vende lidhen me Internetin me qëllim që të ndajnë burimet e tij. 4. Interneti është kthyer në një koleksion global rrjetash kompjuterike. Interneti nuk është në ngarkim të askujt; ai nuk mbahet në punë nga ndonjë kompani si CompuServe apo IBM. Interneti mbështetet mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm të të gjitha rrjetave të ndërlidhura. Çdo rrjet lokal paguan për kompjuterat e tij dhe për lidhjen me rrjetin më të madh, më të afërt. 5. Ndërsa popullariteti i Internetit është rritur, ai është bërë shtëpia e një krijese informacioni dhe veglash kompjuterike që rritet dhe është e nevojshme për këdo në Internet që kërkon ta aksesojë atë informacion. 6. Duhet të jetë e qartë tani që Interneti nuk është vetëm një koleksion kompjuterash dhe kabllosh. Ai është një komunitet global njerëzish që ndajnë një larmi të gjerë burimesh. Interneti i lejon kërkuesit të ndajnë të dhëna dhe publikime dhe t’u japin fëmijëve në qytete të largëta një mënyrë për të bashkëpunuar në projekte të veçanta shkollore, ai i lejon njerëzit të ndajnë eksperiencat, përshtypjet dhe informacionet e tyre, ai siguron një mënyrë për të krijuar burime dhe për t’i ndarë ato me miliona njerëz rreth botës. 7. Përdorimi i Internetit ndryshon nga përdorimi i një programi (si përpunuesi juaj i fjalëve) në dy drejtime kyçe. E para, Interneti është aq i ri sa njerëzit nuk kanë zhvilluar ndërfaqe grafike me butona dhe ikona. Përdorimi i Internetit kërkon akoma që ju të mësoni një bashkësi të vogël komandash kompjuteri dhe procedurash. E dyta, Interneti, jo si përpunuesi i fjalëve, nuk ka për qëllim përmbushjen e vetëm të një detyre. Çdo vit njerëzit mendojnë për mënyra të reja eksituese të përdorimit të Internetit. Një zhvillim i ri është transmetimi live i figurës dhe zërit në zona të zgjedhura. shënim: • Ju nuk keni nevojë për ndonjë tip të veçantë kompjuteri ose rrjet kompjuterash, për të fituar akses në Internet. Të gjitha llojet e ndryshme të kompjuterave dhe rrjeteve të lidhura në Internet, mund të komunikojnë sepse ata përdorin një gjuhë të përgjithshme. Ju do të mësoni rreth saj në pjesët e mëposhtme. HULUMTIMI I KUFIRIT ELEKTRONIK Rrjetat kompjuterike globale dhe të pamata janë një nga kufijtë e fundit të erës sonë: kufiri elektronik. Interneti është vetëm një pjesë e sistemit që rritet shumë shpejt. Më poshtë do të keni mundësinë t’i pini lëngun kësaj ere eksituese. 1. Interneti nuk është i vetmi rrjet global kompjuterash. Ka gjithashtu rrjeta globale komerciale si CompuServe (CIS), MCI Mail dhe America Online. Këto rrjeta janë plotësisht të zotëruara nga një kompani dhe i taksojnë përdoruesit për aksesin. Ashtu si Interneti, këto rrjeta përdoren nga njerëzit rreth e qark botës. 2. Ka gjithashtu një numër që rritet bordesh sistemesh lokalë të buletinit elektronik (ose BBS). Këto janë kompjutera të vegjël që vihen në punë nga grupe me interesa lokalë me të cilat njerëzit e zakonshëm mund të lidhen duke përdorur kompjuterin e tyre dhe telefonin. Me t’u lidhur ata mund të lënë mesazhe për përdoruesit e tjerë të BBS dhe të merren me diskutime. Një BBS e famshme është Berkeley Macintosh Users Group (BMUG), e cila ju siguron anëtarëve informacione, programe dhe i ndihmon me kompjutera Macintosh. 3. Ndërsa fama e gjithë këtyre kompjuterave dhe shërbimeve të rrjetit rritet, ata kanë filluar të ndërlidhen. Një nga mënyrat e para me të cilën ata ndërlidhen është nëpërmjet postës elektronike. Kështu përdoruesit e BMUG mund të shkëmbejnë postën elektronike me njerëzit në Internet ose MCI Mail. 4. Disa shërbime ju lejojnë të bëni më shumë se sa dërgimin e postës elektronike. America Online i lejon përdoruesit e saj të kenë akses në një numër të kufizuar burimesh të Internetit. 5. Të gjitha shërbimet e shumta të ndërlidhura të marra së bashku përbëjnë kufirin e sotëm elektronik. Askush nuk ka ndërtuar diçka të ngjashme më parë dhe askush nuk mund të thotë se si do të duket ai tani së fundi. Sa më shumë kompjutera lidhen, sa më shumë shërbime bëhen të vlefshme aq më shumë rritet kufiri elektronik. 6. Si një përdorues i Internetit në vitin 1998 ju jeni akoma një pionier në këtë kufi të gjerë elektronik. Ju duhet të keni vullnet të eksperimentoni, të bëni disa eksplorime. Si përfitim do të keni një pasuri të pabesueshme informacioni shumë të vlefshëm dhe mundësinë të takoni disa njerëz shumë tërheqës, të cilët, ashtu si ju, janë duke kolonizuar këtë kufi të ri elektronik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
interneti edhe interesant
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» mbrojtja e fëmijëve nga interneti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
By: Dj Albi . Dj Didi . :: Internet & Teknologji-
Kërce tek: